Që prej shpalljes non grata dhe nisjes së lëvizjes së tij kundër SHBA, Sali Berisha ka pasur mbështetje publike nga dy gazetarë, ose më saktë të vetëquajtur gazetarë, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, të cilët deri më atëhere, ishin këshilltarët publikë të Lulzim Bashës.
Si Bushati, ashtu edhe Shkullaku, janë dy nga mbështetësit mediatikë më të zellshëm të Berishës.
Shumë thonë se e bëjnë ngaqë kanë inat Ramën.
Të tjerë kujtojnë lidhjen familjare të Berishësh me gjyshin e Bushatit.
Por së fundmi, atyre iu ka dalë turpi dhe tashmë janë blerë dhe zyrtarisht nga Berisha.
Ata dalin çdo javë si analistë në televizionin e familjes Berisha.
Që do të thotë, se paguhen me lekët e familjes Berisha, për të mbrojtur Saliun, Zenin, Argitën, Jamarbërin e Lirinë, të cilët janë shpallur publikisht si të korruptuar.
Dhe pastaj na bëjnë moral, këta dy të vetëquajtur gazetarë, që paguhen nga lekët e një politikani të korruptuar.