11.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Shkurt, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha justifikohet për incidentin me Ndriçim Xhepën: Ai donte të më përshëndeste

    Portali i familjes Berisha shkruan se incidenti i turpshëm i Sali Berishës me Ndriçim Xhepën gjatë homazheve për Mirush Kabashin, është trillim.

    Madje sipas familjes Berisha, Ndriçim Xhepa ka dashur ta përshëndesë Berishën.

    “Mediat e Edi Ramës vendosën të fyejnë publikisht homazhet në nderim të aktorit të shquar, Mirush Kabashi, duke trilluar paturpësisht një skenë të paqenë mes kreut të opozitës, Sali Berisha dhe aktorit të njohur, Ndriçim Xhepa.

    Sipas tyre, Berisha e dëboi Xhepën nga kamerat. Kaq shumë u fry ky lajm, sa pati edhe komente e editoriale për këtë çështje.

    Por kjo është një shpifje e pastër.

    Për ata që e kanë ndjekur situatën, ajo ishte e tillë: Berisha pasi kreu homazhet brenda, doli për të komunikuar me median.

    Përpara tij u vendosën disa mikrofonë, por një nga gazetarët tha se mund të zhvendoseshin pak më tutje, ku vetë gazetarët kishin krijuar një kënd ku personazhet e njohur, mund të thonin dy-tre fjalë pas homazheve te trupi i të ndjerit.

    Në atë kohë, përpara kamerave po fliste aktori Ndriçim Xhepa. Berisha e priti derisa mbaroi prononcimin e tij, madje edhe në videon që shpërndan vetë Bolino, shihet se Xhepa falënderon gazetarët dhe niset për t’u larguar.

    Më pas është radha e Berishës, sikundër përpara tij dhe Xhepës, kishin folur shkurtimisht edhe shumë të tjerë.

    Aktori Xhepa vetëm sa habitet që pranë tij ishte Berisha dhe ndoshta kërkon ta përshëndesë.

    Berisha zë vendin e tij përpara gazetarëve dhe mban prononcimin e tij të shkurtër.

    Kaq e thjeshtë është historia, por fantazia dhe shfrenimi i medieve alla Karlo Bolino dhe Mero Baze, nuk njeh kufi. Madje edhe kur bëhet fjalë për homazhe”, shkruan portali i familjes Berisha, që madje ka publikuar dhe videon e këtij momenti.

    Por video flet vetë dhe tregon qartë se si Berisha përzë dhunshëm aktorin e madh, për të folur vetë.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit