14 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bizneset nuk lëshojnë kupon tatimor, pedagogia e Ekonomisë: Cili është fitimi i shtetit në këtë bum turistësh që po i gëzohemi kaq shumë?

    Evazioni fiskal në Shqipëri është në nivele të larta edhe pse herë pas here janë bërë anksione pompoze për lëshimin e kuponit tatimor.

    Gjerërisht në mbarë vendin bizneset nuk lëshojnë kupon tatimor. Ose në disa raste gjenerohet thjesht një faturë nga programe të ndryshime kumpjuterike, por pa qenë faturë tatimore dhe e fiskalizuar.

    Këtë shqetësim ka ngritur edhe pedagogia e Ekonomisë në Universitetin “Eqrem Çabej”, Antoneta Arseni Polo.

    Përmes një reagimi në faqen e saj në Facebook, ajo thotë se në një seri biznesesh në industrinë e turizmit nuk pritet kupon tatimor.

    “Shkon në plazh, paguan shezlongët, pa faturë tatimore. Merr një kafe, përsëri pa faturë tatimore. Shkon të hash drekë, paguan, përsëri pa faturë tatimore. Shkon në hotel, paguan, gjithashtu pa faturë tatimore!!!!!

    Cili është fitimi i shtetit në gjithë këtë bum turistësh që po i gëzohemi kaq shumë, përveç fitimit të individëve që merren me turizëm??!!!!”, shkruan Polo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit