8.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çudia në Sarandë: Trajnerët rrahin futbollistin e tyre, se nuk luajti mirë. Arrestohen nga Policia

    Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy trajnerët e ekipit të Butrintit pasi dhunuan futbollistin e tyre Albi Selimaj.

    Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme gjatë ndeshjes miqësore me ekipin e Memaliajt. Sipas raportimeve dhe denoncimeve nga vetë futboll klubi i Butrintit, trajnerët e zëvendësuan Selimajn për shkak të performancës së dobët dhe e goditën me grushte teksa po hynte në dhomat e zhveshjes.

    Në prangat e policisë janë vënë trajnerët Neritan Novi dhe Dhiogjen Muço, me akuzën “goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”.

    Njoftimi i policisë së Sarandës:

    Goditën me grushte, futbollistin e ekipit, gjatë ndeshjes së futbollit, vihen në pranga 2 trajnerët e këtij ekipi.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.

    Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.

    Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit