Mero Baze, në një shkrim për sulmet ndaj bizneseve, ka akuzuar BIRN dhe gazetarin Gjergj Erebara, se qendrojnë pas pas një fushate të organizuar.
Në shkrim ai përmend edhe Andi Bushatin.
“Se të njëjtën gjë e bën dhe Andi Bushati po ai të paktën sponsorizohet nga oligarkët dhe nga Berisha dhe pastaj bën policin e keq me ta dhe Berishën.
Ata nuk mërziten se i kanë dhënë leje për këtë punë. Si ai kam parë dhe plot gazetarë të tjerë këto ditë që vazhdojnë të bëjnë të paditurin sikur po hetohen revieë klientësh dhe jo fushatë terroristësh digital. Duhej kjo fushatë për të njohur dhe anën kanibaleske të tyre”, shkruan Baze.
Pas kësaj akuze, Bushati ka reaguar në rrjetet sociale.
“Hahahahhahahahahah. Un kanibali i Saliut dhe oligarkeve.
I ka hy llahtari Ramës se mos e kuptojne biznesmenet qe esht bere barre per ta dhe ka humbur arsyen….efektet kolaterale kane pak rendesi”, shkruan ai.
Kujtojmë që Baze dhe Bushati janë miq të hershëm me njëri-tjetrin.
Por protesta me sa duket ka prishur miqësinë e dy gazetarëve, të cilët janë rreshtuar qartazi, njëri kundër dhe tjetri pro protestës.



