18.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Deklarata e Lorenc Vangjelit për qytetarët me kancer, që ka irrituar rrjetin: Njerëz të dënuar nga Perëndia me vdekje!

    Gazetari dhe analisti i njohur Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë skandaloze, teksa ka folur për spitalin e Onkologjikut dhe personat që vuajnë nga kanceri.

    Burra, gra, të rinj apo edhe fëmijë që vuajë nga kanceri dhe luftojnë çdo ditë me vdekjen, Vangjeli i ka konsideruar si, “njerëz të dënuar nga Perëndia me vdekjen”.

    Jo veç kaq, madje ai është shprehur se pavarësisht se ku mund të kurohen, në Shqipëri apo jashtë shtetit “fundi i tyre është i dhimbshëm”.

    Tema është shumë e dhimbshme, flasim për njerëz të cilët i ka dënuar Perëndia me vdekje. Që herët a vonë nëse do të kuroheshe në Tiranë, në Nju Jork në Paris, në Berlin apo kudo tjetër fundi i tyre është i dhimbshëm.

    Shumica e humbet këtë betejë herët a vonë. Është detyrë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare që të ndihmojë individin. Ka me mijëra dhe qindra drama familjare”, tha ai ndër të tjera.

    Deklarata e tij ka shkaktuar irritim në rrjet, pasi për më tepër Vangjeli ka marrë në mbrojtje mjekët e Onkologjikut.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit