spot_img
spot_img

Jonida Vokshi për të atin e ndjerë: Çdo dalje time nga sonte ia dedikoj engjëllit tim

spot_img

Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, ka bërë një dedikim emocionues në nisjen e spektaklit. Jonida, që po e përjeton një periudhë të vështirë pas ndarjes nga jeta të babait të saj, shprehu se çdo dalje e saj që nga sonte i është kushtuar tërësisht kujtimit të tij.

“Këtë dalje të timen sonte dhe çdo dalje timen, çdo projekt timin ia dedikoj engjëllit tim, babait tim”, u shpreh moderatorja e përlotur.

Lajmin për ndarjen nga jeta të babait, Jonida e ndau publikisht më 31 tetor, pas një periudhe të gjatë të vështirësive shëndetësore që ai kishte kaluar.

Alaudini, bashkëprezantuesi i “BBVK 3” e përqafoi kolegen, duke shprehur mbështetjen e tij.

Lajmet e fundit