spot_img
spot_img

Dhunoi 3 vjeçaren, shoqërohet në polici edukatorja e kopshtit privat në Tiranë

spot_img

Shoqërohet në komisariatin nr.1 edukatorja Majlinda Dehima, e cila dyshohet se ka dhunuar një vajzë 3 vjeçare në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë, i cili sipas MAS ushtronte aktivitet të palicencuar.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë brenda kopshtit për të përcaktuar mënyrën se si vajzës i është kthyer këmba brenda kopshtit.

Ngjarja ka ndodhur në 1 Nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.

Prindërit e vajzës thonë se janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 por dhuna dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.

Lajmet e fundit