11.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ditë e re, vrasje e re – Autori si gjithmonë, në arrati

    52-vjeçari Eduart Reçi u qëllua me një plumb në kokë rreth mesnatës të së mërkurës në Tiranë. Ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

    Viktima u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar në rrugën e Elbasanit në kryeqytet pranë pallatit që ai kishte ndërtuar dhe ku banonte vetë, pranë dy fakulteteve që ndodhen në atë zonë. Mësohet se 52-vjeçari ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimit.

    Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor që po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët. Ngjarja po konsiderohet një atentat, por ndërkohë shkaqet mbeten ende mister.

    Shkaqet mbeten të paqarta.

    Familjarët e 52-vjeçari Eduart Reçi që u vra në Tiranës mesnatën e së mërkurës mohojnë që i afërmi i tyre të ketë patur konflikte me persona të tjerë.

    Familjarët e viktimës të cilët janë pyetur pas atentatit, kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni të nodnjë përplasje që mund të ketë patur 52-vjeçari Reçi me persona të tjerë.

    Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor i një drejtorie në institucionin e SHISH.

    Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në vendin ku u qëllua me një plumb në kokë Eduart Reçi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit