Kryeministri Rama u ndal pasditen e sotme në Universitetin e Tiranës në departamentin e Gazetarisë, shoqëruar nga ministrja Manastirliu, kreu i departamentit Mark Marku dhe Iris Luarasi.
Ai u njoh me laburatorin më të fundit multimedial të gazetarisë dhe me këtë rast studentët e shfrytëzuan vizitën e tij për të bërë një podkast me kryeministrin.
Si keni menduar ju të adresoni për punësimin e të rinjve apo ikjen e trurit?
Kjo është një pyetje që me të drejtë bëhet prej kohësh dhe është një përgjigjë që nuk ndryshon. Duhet të punojmë me këmbëngulje dhe të bëjmë durim, sepse kapërcimet e atilla që Shqipëria t’u ofrojë atë që që duan ata menjëherë, nuk bëhen me një kohë të shkurtër. Por rruga është kjo. Kalimi nga një laburator i vjetër, në një të ri, sikurse tek ju dhe kjo bëhet për stimulimin tuaj për t’iu përkushtuar këtyre instrumentave që keni këtu dhe për tu ndjerë më mirë në vendin tuaj. Hap pas hapi.
Nëse sot do të pikturonit politikën, me cilat ngjyra do ta pikturonit atë?
Unë nuk mendoj se ka një ngjyrë të keqe dhe të mirë. Unë nuk mendoj se e zeza është fajtore, se është e zezë, sepse tek ju këtu në studio bën bën një punë të lavdërueshme.
Politika shqiptare i ka të gjitha ngjyrat. Do të kujdesesha që të mos lija ngjyra pa fut. Një kaos koloristik.
Cila është ajo figurë historike që ju inspiron dhe nëse do ta kishit sot këshilltar çfarë këshille do ti kërkonit?
Janë shumë mësuesit që hisoria na ka vënë në dispozicion dhe që na ndihmojnë përmes librave për aq sa ne jemi në gjendje t’i kuptojmë. Por për t’ju dhënë një emër, – por jo se ky është i vetmi më shumë se një tjetër, – ai që më vjen në mend është Charles de Gol për gjithçka bëri për Francën dhe sot është gjithmonë e dhimbshme mungesa e tij dhe pse në një kohë tjetër.
Cfarë do të donit ta pyesnit apo t’ju këshillonte?
Nuk di ta them, se po ta kisha përballë ndoshta s’do kisha kurajon të bëja pyetje se ishte i rëndë gjenerali. Mbase një pyetje andej lart nga më shikon: A bëj ndonjë gjë mirë, se jam i bindur për shumë gjëra do të kishte vërejtje.
Jeni prezent në rrjetet sociale. A ka pasur një meme, një produkt që ju ka mbet në mendje?
Mua më çudisin të gjithë politikanët që nxehen dhe që reagojnë madje ndonjëherë në mënyrë disporpocionale ndaj karikaturave, memeve e vënies në lojë. Unë nuk shoh TV në kohë reale, përveç sportit. Më pëlqen që kohën që kam për ekranin, të shoh filma. Por kur më thonë: ça të bënë te Portokallia, unë kënaqem. Të jesh në një karikaturë, në një meme, apo show satirik, dhe të mos jesh – duhet të zgjedhësh, të jesh. Sepse kur je, je, kur s’je, s’je. Në këtë punë duhet të jesh.
Si rregull, në Shqipëri nëse nuk të shajnë, duhet të shqetësohesh, se mbase nuk ke bërë asgjë. Kur të shajnë duhet të mos nisesh me idenë se këta që po më shajnë se nuk po e bëj mirë punën.
A po ndjek shteti shqiptar politika të veçanta për sigurinë kibernetike?
Kemi bërë goxha punë pas atij sulmi që patëm – shumë të egër – dhe kemi marrë dhe vënë në dispozicon të shtetit instrumenta të sofistikuar nga partnerët tanë dhe jemi shumë më të fortë sesa kemi qenë. Sulme të tilla ka çdo ditë kudo, dhe ne kemi, pra shteti. Por fakti që nuk ndodh gjë, vjen si rezultat se mbrojtja është më e fotë. Por duhet të jemi vigjilentë, sepse edhe njerëzit e sulmit kibernetik forcohen çdo ditë.
Lufta kibernetike nuk është në fund të saj, është vetëm në fillimet e saj. Dhe ne duhet të jemi në gjendje, – ne nuk jemi aktor kryesor, nuk kemi në këtë vend interesa të mëdha që mund të tërheqim gjithë llojet e egersirave të kësaj lufte, – por të jemi në gjendje që ata që na sulmojnë të mund ti zbrapsim në mos plotësisht, në shumicën e rasteve. Amerika ka mbrojtje të lartë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka goditje që bëjnë dëm, qoftë në infrastrukturën publike dhe atë private.
A ka një arsye pas stilit të vecantë të veshjes suaj të çorapeve apo kollareve?
Kravata është ishulli i fundit i lirisë që më ka mbetur. Kjo do një podkast më vete. Më kujtohet kur u zgjodha kryetar i PS; Pandeli Majko u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PS dhe ishte të themi nga grupi kundërshtar që mbështeste Meidanin në parti se ne kishim Arta Daden. Pozicionet e rëndësishme u fituan nga të dy grupimet. Shkova te Pandi dhe i thashë: Tani s’kemi ç’bëjmë, do punojmë bashkë. Dhe ai ma ktheu: Para se ta hapim këtë bisedë, shko hiq çorapet e kuqe dhe martohu. Dhe çorapet e kuqe i kam por i vesh më rrallë.
A ka qeveria shqiptare plane për investime si ky laburator?
Nëse nuk do kishte, duhet nxjerrë qeveria nga zyrat. Ky laburator është financuar nga qeveria, por nuk është merita jonë. Eshtë projekt i kërkuar nga departamenti. Një projekt i argumentuar. Dhe fondet për kërkimin shkencor bazohen te kjo: kush është në gjendje të bëjë projekte, t’i provojë. Universiteti i Tiranës po tregon se kapacitetet janë të pafundme, nëse arrinë të thithin dhe nga fondet evropiane.
Pyetjen: cili do ishte investimi tjetër duhet t’ia bëni ju vetes suaj. Dhe në momentin që bini dakord, duhet ta shkruani me arsyetimin e duhur. Duhet të aplikoni dhe pastaj mes shumë projekteve keni gjasë të fitoni. Nëse jo, duhet të provoni përsëri. Nëse rrimë presim që buxheti i bën të gjitha, i heqim vetes mundësitë e tjera që janë aty, për të shkuar për ti marrë ato fonde.
Ju keni kritika ndaj gazetarëve dhe shpreheni me rezerva. A e shihni këtë laborator, këta të rinj si një mundësi për t’i afruar?
Unë? Unë, nuk besoj se kemi këtë qasje. Ja ju keni Mark Markun. Ai që të mendojë të më marrë me të mira, duhet të iki nga kjo punë. Përtej shakasë që është më shumë se gjysma e së vërtetës, meraku im nuk është te kompjuteri. Meraku im është sesa juve do t’i përkushtoheni një gjëje tjetër që është kultura e të lexuarit dhe të shkruarit. Dhe sa ato fletët me QR kodet për të lexuar në mëyrë digjitale janë tërheqëse sa të ndaloni e t’i lexoni.
Nëse bëni këtë me siguri që do të jeni më pak të kritikueshëm. Ajo që të revolton nuk është kur thonë të vërtetën; ajo që të revolton është një oipinion e paraqesin si fakt. Besoj se kultura e leximit dhe të shkruarit, janë sfida kryesore. Podcastin e bëmë, por as lexuam, thjesht bëmë muhabet.
E di çfarë bëtë ndryshe nga gazetarët? Ju bëtë pyetje dhe unë u përjgigja. Nuk folët se kush është më i zoti dhe më i forti. Ju jeni dëshmitarë të historisë, ne jemi ata që bëjnë mirë apo keq.