Kimia mes të dyve është ende aty, pavarësisht telasheve që dyshja Rama-Meloni i kanë hapur njëri-tjetrit me planin për të burgosur refugjatë në kampin e Gjadrit.
Sapo janë takuar në Azerbajxhan, Rama ka bërë një gjest që tërhoqi vemendjen.
Kryeministri i Shqipërisë është ulur në gjunjë me pëllëmbët e bashkuara dhe me një buzëqeshje të madhe të vizatuar në fytyrë.
Një vit më parë, Edi Rama e tërhoqi pas vetes dhe i dha një të puthur Xhorxhia Melonit, duke mos u përmbajtur para krerëve të shteteve të tjera që ishin pranë tij.