spot_img
spot_img

Eliona Pitarka rikthehet në televizion, ja ekrani ku do e shohim këtë sezon të ri

spot_img

Eliona Pitarka pritet të rikthehet në ekranin e njohur televiziv shqiptar.

Një vit më parë Eliona la mënjanë aktrimin për moderimin, duke qenë bashkëprezantuese në emisioni e mëngjesit “Herët”, të cilën e prezantoi së bashku me gazetaren Etelina Nikolla.

Eliona u bë nënë për herë të dytë dhe kjo e detyroi të shkëputet për një periudhë nga ekrani. Por tashmë duket se do të rikthehet me nisjen e sezonit të ri.

Ajo i është bashkuar spektaklit të humorit “Portokalli”. Lajmin e ka zbuluar Xhemi Shehu e cila ka shpërndarë në Instagram një video të saj dhe Visjanit gjatë mbledhjes.

Teksa e ka ripostuar në profilin e saj, Eliona shkruan: “Mirë se ju gjeta.”

Eliona Pitarka rikthehet në televizion, ja ekrani ku do e shohim

Lajmet e fundit