15.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Endri Fuga largohet nga Qeveria

    Drejtori i Komunikimit të zyrës së kryeministrit, Endri Fuga ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë pasi do të fokusohet në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, shkruan Report TV.

    Këtë e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi duke thënë se postin ia ka deleguar Manjola Hasës ndërsa vetë Fuga do të ketë në fokus fushatën për zgjedhjet vendore.

    “Nga dita e sotme une do te perqendrohem ne fushaten zgjedhore te PS. Ndonese ligji nuk e pengon, nuk do te ishte e ndershme qe teksa angazhohem ne fushaten e nje partie politike te vazhdoja te drejtoja edhe Agjencine per Media dhe Informim, ndaj kam dhene doreheqjen nga kjo detyre.

    Nderkohe qe bashke do te vazhdojme te komunikojme per te gjitha ceshtjet qe lidhen me fushaten dhe Partine Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbaje Manjola Hasa.

    Ju falenderoj per bashkëpunimin”, njofton Fuga.

    Kujtojmë se më 18 shtator 2021, Rama njoftoi krijimin e një Agjencie për Mediat dhe Informimin ndërsa emërimi i Endri Fugës si drejtor u njoftua vetëm pak ditë më pas, më 29 shtator 2021.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit