8.5 C
Tirana
E premte, 8 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Fatma, si makijazh për Ilir Metën

    Në sondazhet e fundit, Ilir Meta rezulton si politikani më i urryer në vend.

    Atë e pëlqen vetëm 1% e personave të pyetur, sipas disa sonazheve radhazi të kryer nga Euronews Albania.

    Me këtë pëlqyeshmëri, që është afër zeros, çdo politikan do të kishte mbuluar kokën me jorgan nga turpi dhe do të ishte zhdukur nga politika.

    Por Likja nuk do t’ia dijë për sondazhe e pëlqyeshmëri.

    Fundja partinë e ka biznes familjar dhe nuk e largon dot njeri.

    Dhe për të zbutur sadopak papëlqyeshmërinë, kap edhe ndonjë personazh nga këta të Instagramit, si kjo vaja në foto me emrin Fatma, për të treguar se është një politikan popullor.

    Por shifrat janë të pamëshirshme dhe nuk ka asnjë truk që t’i bëjë derman Ilir Metës.

    As Fatma e Instagramit, që Meta kërkon ta përdorë si makijazh!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit