9.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Françeska Murati: Njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë sesa duhen Princi dhe Blerta

    Françeska Murati ka treguar për publikun disa detaje nga romanca e Princit Leka dhe Blerta Celibashit, kjo e fundit mike shumë e mirë e saj.

    Teksa ishte e ftuar në ‘Top Albania Radio’, Françeska u shpreh se Blerta është një vajzë me vlera, mike e mirë e saj e mbi të gjitha tha se ka shumë dashuri mes saj dhe Princit.

    Unë nuk kam nevojë ta përkrah Blertën, ajo ka vlerat e veta. Është një super vajzë. Ata janë shumë të lumtur dhe duhen aq shumë dhe njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë sesa duhen dhe sa të lumtur janë bashkë”- u shpreh Françeska.

    Kujtojmë se romanca e Blertës dhe Princit u komentua gjerë e gjatë në median shqiptare e jo vetëm, shkak ndarja e Lekës nga Elia Zaharia dhe video e dhunës që ndodhi në shtëpinë e tyre. Por, duket se tashmë rrugët janë ndarë, gjërat janë qetësuar e secili po vazhdon jetën më së miri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit