8.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023
More
    spot_img
    spot_img

    Faton Shoshi, edhe një herë, flet për ndarjen e Sarës dhe Ledrit

    Faton Shoshi, menaxheri i Ledrit, ka dhënë një tjetër intervistë për “Prive”, duke treguar detaje të tjera nga ndarja e pretenduar e Ledrit dhe Sarës.

    Ai theksoi se Ledri nuk e ka bërë për show të gjithë situatën e ndarjes.

    “Ledri nuk është njeri që bën për show. Si çdo fillim ka edhe mbarim. Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh përjetë. Nuk duhet marrë si tragjike. Nuk gjen gjuhën e përbashkët. Për mua është shumë normale. Edhe për Ledrin është shumë normale. Edhe për Sarën është shumë normale. Sara është shumë e kuptueshme. Por tani, jeta kështu është”, tha ai.

    Më tej, shtoi:

    “Kanë raporte shumë të mira”, duke thënë se lajmet se i kanë parë nëpër vende të ndryshme janë të rreme dhe janë foto të vjetra”. Se na mbytën me lajme të rreme”, u shpreh Fatoni, por shpejt tha edhe se ata armiq nuk janë, mund edhe të takohen.

    Fatoni iu përgjigj edhe pyetjes nëse Ledri dhe Sara mund të mbeten miq dhe tha: “Kurrë nuk mund ta dish si ndihen brenda. Atë s’e di. Besoj se kanë miqësi të mirë. Para meje janë mirë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit