Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u bë objekt i një serie akuzash dhe replikash të ashpra gjatë seancës plenare të sotme, ku Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ngriti akuza të forta ndaj saj dhe Erion Veliajt.
Bardhi teksa replikoi me deputetin Toni gogu, tha se dy figura të njohura të mazhorancës kanë paguar vrasës me pagesë për të eliminuar njëri-tjetrin, duke i akuzuar ata për korrupsion dhe veprime të paligjshme
Ai u shpreh se PD ka zgjedhur të bëjë luftën ndaj korrupsionit në publik, ndërsa mazhoranca, sipas tij, fshihet pas shfaqjeve publike dhe foto-shooting-ve, duke u shprehur ndryshe për njëri-tjetrin në prapaskenë.
Gogu: Unë nuk e mbaj veten për shenjtor. Mund të jem edhe më i madhi i të gjithë mëkatarëve, ndaj besoj në zot.
Nëse ju e përdorni fjalën vjedhje siç i tha Gazi, Flamurit, apo siç i thatë njëri- tjetrit, ju them se është fyerje dhe vepër penale.
Nuk mund të bëhemi prokuror të njeri- tjetrit. Ndërsa drejtoni një gisht, tre ju janë drejtuar ju.
Niseni këtë fushatë një herë në partinë tuaj, e pasi të fitoni bëtejën me hajdutërinë brenda jush, vijojeni në pjesën tjetër të këtij Kuvendi.
Keni humbur çdo kauzë politike dhe tani kërkoni vetëm show.
Bardhi: Nuk bëhesh dot Shën Pal sa kohë je bashkëpunëtori i lali inceneratorit.
Ne si parti jemi të hapur dhe e bëjmë në publik luftën ndaj hajdutërisë, nuk jemi si Belinda Balluku dhe Veliaj që paguajnë edhe vrasës me pagesë të eliminojnë njëri-tjetrin.
(I drejtohet Spiropalit)
Mos e mbro Belindën se e di sa e do. Di çfarë thoni privatisht për njëra-tjetrën.
Pra paguajnë vrasës me pagesë të eliminojnë njëri- tjetrin. Dhe në foto dalin si vëlla e motër.