10.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetari nxjerr pamjet nga burgu i Kretës: Shqiptarët 6 veta në një qeli, flenë me batanije në dysheme! A do reagojë qeveria shqiptare?

    Gazetari i kronikës, Jul Kasapi ka ndarë një video nga burgu i sigurisë së lartë në Kretë, ku shishet sesi të burgosurit shqiptarë qëndrojnë 6 veta në një qeli dhe nuk kanë as kushtet më minimale, pasi flenë në tokë me batanije.

    Ai thotë se shteti grek dhe gardianët e burgut “Hania Kreta 1” nuk u japin as ushqim shqiptarëve të dënuar. Madje, edhe për çdo ankesë ndaj punonjësve të sigurisë në burg, u shtohet gjashtë muaj dënim.

    “Çdo i dënuar shqiptar në burgjet Greke përballet me kushte çnjerëzore. Pas historive të cilat kanë përfunduar në tragjedi me gardianë grekë burgjesh, pas trajtimeve makabre të cilat edhe janë filmuar në paraburgimet Greke e kur Greqia zyrtare tallet me gazetarët shqiptarë e kryeministri shkon e bën paradë muzikore, në burgjet e fqinjëve jeta e shqiptarëve është bërë lojë gardianësh.

    Pavarësisht se video më poshtë do të shërbejë si dënim mbi dënim duhet treguar se shqiptarëve nuk u jepet bukë, mbi 6 persona në një dhomë, po i the gardianit “mos më ofendo” ke për taksirat 6 muaj burg plus, nëse shteti ka për detyrë të paguajë ushqimin paratë shkojnë tek drejtori. Pamjet tregojnë burgun e sigurisë së lartë Hania Kreta 1″, shkruan Jul Kasapi.

    Gazetari kujton dhe një reagim të pak kohe më parë të Kombeve të Bashkuara, të cilat i kërkuan Izraelit hetim për një shtetas palestinez që vdiq në qeli, dhe shpreson se edhe qeveria shqiptare do të ketë kurajo të kërkojë trajtim dinjitoz për shqiptarët që përballen me masa fashiste në burgjet greke.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit