17.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gent Hazizi: Olta Gixhari “ka instaluar dhunën” në BBV, por s’e kanë penalizuar asnjëherë

    Aktori Gent Hazizi, gjithashtu edhe ish-banor i “Big Brother Vip”, ka folur së fundmi rreth vendimeve të rrepta të “Vëllait të Madh” për ofendimet dhe kërcënimet nga banorët.

    Genti u shpreh, se Olta Gixhari ka qenë ajo që “ka instaluar dhunën” në “Big Brother Vip”, por sipas tij nuk është dënuar asnjëherë, përkundrazi, është ‘shpërblyer’ me avantazhe në lojë. Kështu si një ish-banor, ai ka lënë dyshime se këto akuza i drejtohen  drejpërdrejt produksioni, pasi është ai që i merr vendimet për banorët.

    “O ka bërë dhunë verbale Olta Gixhari, o nuk ka bërë njeri. Është ajo që e instaloi dhunën, që sa hyri. Nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj. Çuditërisht ajo nuk është penalizuar asnjëherë, madje përkundrazi i japin edhe zarfit të kuq. Edhe kur ajo është në nominim, gjithmonë vendoset pyetja “kë doni të shpëtoni”, jo “të largoni”. Olta është ajo që është”, tha Genti, teksa ishte i ftuar në “Wake Up.”

    Kujtojmë se aktori Gent Hazizi ishte ndër banorët e parë që u eliminua, pas një debati që pati me Olta Gixharin. Në nominim me këtë të fundit dhe Armaldo Kllogjerin, ishte Genti ai që la shtëpinë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit