26.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gwyneth Paltrow krahason dy ish-at, Brad Pitt dhe Ben Affleck në shtrat, në karrierë e kudo

    Gwyneth Paltrow, në një intervistë në podkastin “Call Her Daddy” ka folur për ish-at e saj, aktorët Brad Pitt dhe Ben Affleck dhe i ka krahasuar në shumë drejtime. Fillimisht, iu përgjigj pyetjes se kush është më i mirë në shtrat. Aktorja theksoi se me Brad kishte shuuuumë kimi, ndërsa Ben ishte i përkryer në teknikë.

    Ajo i krahasoi edhe në aspektin e karrierës dhe u shpreh se zgjedhja ishte shumë e vështirë, pasi të dy janë shumë të talentuar. “Të dy janë shumë të talentuar dhe Ben është një skenarist dhe regjisor shumë i mirë. Por, në aspektin e aktrimit, zgjedh Brad, sepse mendoj për të gjitha rolet që ai ka bërë”.

    Pyetjet vijuan:

    Kush ka stil më të mirë?

    “Ndoshta Brad”, tha ajo.

    Kush ishte më romantik?

    “Brad”.

    Kush të ka bërë më shumë për të qeshur?

    “Ben”.

    Me cilin debatoje më shpesh?

    “Ben”.

    Kush kujdesej më shumë për veten?

    “S’jam e sigurt, besoj se asnjë prej tyre s’ishte aq i dhënë. Nuk më pëlqejnë burrat që shohin veten në pasqyrë gjatë gjithë kohës”.

    Kush puthte më mirë?

    “Të dy puthnin mirë”.

    Gëyneth ka qenë e fejuar me Brad pitt në periudhën 1994-1997 dhe u ndanë disa muaj pasi shpallën fejesën.

    Ndërsa me Ben, ka qenë e lidhur në periudhën 1997-2000.  Sot, Ben Affleck është i martuar me Jennifer Lopez.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit