8.5 C
Tirana
E premte, 8 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “I shkova tek shtëpia dhe…” – MC Kresha rrëfen si u njoh me bashkëshorten dhe puthjen e tyre të parë!

    Këngëtari i njohur, Mc Kresha, së fundmi ka treguar në një intervistë historinë sesi është njohur me dashurinë e tij dhe tashmë bashkëshortën, Erzinën me të cilën ndan dy fëmijë.

    Ai ka rrëfyer se e gjitha nisi për ditëlindjen e 30-të të sajën. Mc Kresha ishte idhulli i i Erzinës dhe ajo kishte kërkuar ta kishte pjesë të festës për të kënduar.

    Atë ditë më kontaktuan që t’i bëja urimin një vajze që më donte shumë. Nuk e dija që ajo ishte Erzina dhe as që po festonte 30-vjetorin. Më vonë u mësova për këtë dhe vendosa të shkoj tek shtëpia e saj për t’i bërë urimin pasi me kishte zënë gjumi dhe nuk arrita dot të shkoj tek festa e saj”.

    Ndër të tjera ai shtoi se atë natë atij iu anulua koncerti që do të shkonte për shkak të shiut dhe kishte kaluar natën nën shoqërinë e Erzinës ku dhe kishin shkëmbyer edhe puthjen e parë.

    “Atë natë koncerti jonë u anulua për shkak të shiut, dhe unë dola me Erzinën për të festuar ditëlindjne e saj me miqtë dhe familjarët e saj.”

    Teksa u pyet nga moderatorja nëse ndodhi ndonjë gj mes tyre atë natë Mc Kresha u shpreh: “Po, ndodhi një puthje, jam i suksesshëm” tha  këngëtari duke qeshur. Gjatë një interviste, ai foli për bashkëshorten e tij dhe se si ndryshoi jeta pas martese.

    MC Kresha theksoi se Erzina është një grua e jashtëzakonshme, që kujdeset për familjen. Ai shtoi se ajo është xheloze, por nëse nuk do ishte atëherë nuk do e dashuronte.

    “Bashkëshortja ime është e jashtëzakonshme, kujdeset për familjen e saj dhe timen, është njeri i dashur. Është xheloze, po të mos ishte nuk do e doja. Normal xhelozia ka disa kufij, dhe gruaja ime e kupton që profesioni im është ekstravagant. Kur u martova kalova në një stad tjetër, familjar dhe këtë punën e hip hop e shohim profesion, kur isha beqar e kisha lifestyle, gjithçka. Sot jemi prindër, bashkëshort pastaj jemi artistë”, u shpreh ai në “RTV Ora”.

    Ndërsa pyetjes se kur do shkëputet nga muzika, iu përgjigj: “Kur të vijë koha, s’mund të bësh rap 50-vjeç. Vjen një moment kur njeriu e kupton që duhet të kalojë në një fazë tjetër të jetës profesionale.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit