13.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ibsen Elezi “shpërthen” ndaj Ylli Manjanit: Maskara, ministër i Metës që tallet me bukën e popullit!

    Demokrati Ibsen Elezi ka shpërthyer në kritika të forta ndaj ish-ministrit Ylli Manjani.

    Ky i fundit pak javë më parë ofendoi qytetarët, duke deklaruar se e kanë mendjen vetëm te buka dhe nuk mendojnë për alternativë qeverisëse.

    Sipas tij, e kanë vetë ata fajin që Rama rri në pushtet. Por Eelezi nuk është kursyer, duke e cilësuar Manjanin si një maskara. Sipas tij, si ka gojë të flasë ai që ka qenë ministër i Ramës

    E ke parë ti një ministër i Metës, Manjanin, del e thotë populli, buka, buka, buka. Por jo mo maskara, populli te buka e ka mendjen se do të mbijetojë. Nuk mund t’i flasësh popullit që e siguron jetesën me vështirësi, ti që ke qen ministër i Ramës dhe një ndër at që ke ngrit sistemin.

    Nuk mund t’i flasësh popullit me këtë gjuhë. Nuk e ka fajin populli që ndërtohen elitat, e kanë vetë elitat.   Se elita janë ato që vetëofrohen si alternativa. Kaq të paskrupuj janë. Ku edi jë murtor, një çoban, atij duhet t’ja tregosh shumë thjeshtë”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit