11.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-oficeri i Forcave të Armatosura: Lufta po na troket në derë, ne nuk jemi gati

    Maksim Jaupi ka qenë oficer i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Jaupi shërbeu si shef zbulimi i batalionit të forcave speciale që u krijua në 1998 nga NATO-ja, për t’i ardhur në ndihmë divizionit të Kukësit gjatë luftës së Kosovës.

    I ftuar në emisionin Shqip, zoti Jaupi tha se Shqipëria nuk është gati në rast të ndonjë lufte. Ne kemi NATO-n thotë Jaupi, por Shqipëria duhet të forcohet vetë.

    “Gjatë misionit për shpëtimin e avionit të rrëzuar në Serbi, ne shpëtuam falë një qendre zjarri, që ne i themi portokall ose bunker siç njihet zakonisht. Ai bunker ishte aq i sigurt sa edhe predhat nuk i bënin gjë. Ne hedhim baltë mbi disa gjëra që janë shumë të domosdoshme për këtë popull. Ne harrojmë që një ditë lufta do trokasë te dera. Harrojmë që ato strehimet nëpër qytete, fshatra, do duhen një ditë. Por uroj të mos ndodhë.

    Para 1990-ës Shqipëria ishte vendi më i fuqishëm në Ballkan. Kush e merrte guximin të sulmonte Shqipërinë? Asnjë, sepse e dinin kush ishte ushtria shqiptare, e dinin që këtu për 8 orë mobilizoheshin 700 mijë njerëz. Pra ndryshojnë gjërat. Nuk bëhet fjalë për nostalgji, por për realitet. Nuk krahasohet ushtria e 1990-ës me këtë sot.

    Në 1997-ën ushtria u bë çorapë, depot u hapën dhe armatimet u vodhën. Ishte meritë e NATO-s që tha se duhej krijuar një batalion i Forcave Speciale në 1998-ën. Sepse vetë nuk kishim mundësi. Së dyti ishte situata që duhej bërë diçka. Çdo vend ka ushtri që lufton në front, në kufi, por ka edhe forca speciale.

    Vuçiçi sot mburret ne kemi këtë e atë sepse ne nuk kemi gjë. Po e kemi NATO-n, është mbështetje e fortë. Por duhet të forcohesh edhe vetë. Sepse një vendim që të marrë NATO-ja duhen dy, tre dite mbledhje. Çfarë do bëjmë ne për dy tre, ditë? Shqipëria duhet të forcohet vetë, të ketë kufirin, lëvizjet, armatimin. Shteti duhet të marrë masa. Më pëlqejnë disa reforma që po bëhen sot, me bazat, detin. Unë jam kundër atyre që thonë se nuk bëhet Shqipëria. Ky vend bëhet sepse ka akoma djem që lënë kokën për flamurin dhe Atdheun”, u shpreh zoti Jaupi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit