spot_img
spot_img

Ishte Flori Mumajesi ai që iu bëri surprizën më të bukur Arbanës dhe Edit ditën e dasmës

spot_img

Arbana dhe Eduarti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me një dasmë përrallore.

Çifti mbajti një ceremoni në Abbazia San Galgano paraditen e djeshme dhe në darkë u mbajt dasma, ku pati dhe shumë surpriza.

Një nga momentet më të bukura ishte kur Flori Mumajesi i dhuroi Arbanës dhe Edit në ditën e tyre më të rëndësishme një këngë, të shkruar posaçërisht për ta.

Këngën e këndoi vetë Flori, Bruno dhe Klajdi, një moment që e ka emocionuar si Arbanën edhe Edin.

I veçantë ishte fakti që pjesë e këngës ishte bërë edhe zëri i Arbanës dhe Jonit. Me siguri ditët në vazhdim do mundemi edhe ta dëgjojmë këtë këngë, që për momentin e kanë shijuar vetëm çifti dhe të ftuarit.

Lajmet e fundit