spot_img
spot_img

Jo vetëm Jamarbër Malltezi: SPAK i sekuestron mbi 5 mijë metra katror bashkëshortit të Olta Xhaçkës

spot_img

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i sekuestron 5512 m2 truall Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Mësohet se kjo sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Artan Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Kujtojmë se Artan Gaçi u mor edhe në pyetje disa ditë më parë pas kallëzimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri e kallëzoi Gaçin dhe kryebashkiakun Jorgo Goro në SPAK për këtë truall.

Lajmet e fundit