Julian Deda dhe Ermal Mamaqi, dikur miq të mirë, kanë nisur një përplasje në rrjetet sociale, ku të dyja palët kanë publikuar video me përgjigje ndaj njëri-tjetrit. Mamaqi, në një video të fundit, shprehet se është i mërzitur për disa deklarata të Dedës, të cilat ai i konsideron si “thumbime” ndaj tij.
“Kam marrë shumë mesazhe nga miq që më thonë se Jul Deda më përbuz dhe shan trajnimet e videot e mia. E bëj këtë video për ty, Jul, sepse të vlerësoj dhe më vjen mirë që je rritur në karrierë,” thotë Mamaqi, duke theksuar se dyshja dikur ka qenë shumë e afërt.
Në përgjigje, Jul Deda ka publikuar një video tjetër, ku me ironi përmend se “montazhi i pamjeve ishte i shkëlqyer, ndërsa mesazhi i fshehur pas tyre është krejt tjetër.”
Ai e kundërshton kuptimin e mllefit që përmend Ermali, duke thënë se “mllefi është një fjalë e huaj” për të. Më tej, Deda e sfidon Mamaqin duke i kërkuar që të jetë koherent në fjalët e tij:
“Më thuaj, ose kam arritje në karrierë dhe s’kam inate, ose kam mllef dhe s’kam arritur gjë.”