spot_img
spot_img

Julian Deda rikthehet në ekran me një emision të vetin

spot_img

Pas përfundimit të programit të humorit në TV Klan, “Klanifornia”,  Julian Deda do të rikthehet në ekran, këtë herë me një emision të vetin dhe në rolin e moderatorit.

Aktori bëri me dije se programi i tij titullohet “99%” dhe do të nisë transmetimin nga data 11 nëntor në Syri TV.

“Shihemi çdo të shtunë, fillojmë fiks në 20:00 dhe mbarojmë fiks në 21:00,” shkruan ai në Instagram.

Pak detaje dihen për emisionin, por Deda thekson në kanalin e tij në YouTube, “përgatitu për një udhëtim emocionues në botën e tendencave, analizave dhe shqetësimeve më intriguese të ditës.”

Lajmet e fundit