spot_img
spot_img

Kanë lajmëruar miqtë e ngushtë që të rregullojnë pushimet, ja kur martohen Bora dhe Donaldi

spot_img

Viti 2024 do të kurorëzojë historinë e dashurisë së Borës dhe Donaldit përmes një ceremonie martesore.

Burime pranë çiftit kanë zbuluar për Prive se ata po planifikojnë dasmën në verën e vitit të ardhshëm. Sipas burimeve, Bora dhe Donaldi kanë lajmëruar paraprakisht miqtë e ngushtë që të rregullojnë pushimet, në mënyrë që të jenë të pranishëm në dasmë.

Për momentin nuk dihet ende një datë e caktuar apo detaje të tjera për ceremoninë e shumëpritur nga fansat e dyshes.

Përpos angazhimeve në televizion, ata po punojnë për filmin e tyre të parë bashkë, “5 herë jo”, një komedi romantike.

Lajmet e fundit