4.5 C
Tirana
E diel, 2 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Këlliçi del garant: ‘Non grata’ e Berishës do të hiqet pa diskutim

    Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar, në studion e News 24, i cili përveç protestës së opozitës me 8 shkurt ka diskutuar edhe për heqjen e non-gratës së kreut të PD, Sali Berishës.

    Ai theksoi se Partia Demokratike  aktualisht po pret lajme shumë të mira nga Partia Republikane në SHBA, ndërsa theksoi se administrata e re do të heqë ‘non-gratën’ e kreut të PD “pa diskutim”.

    Këlliçi shtoi se opozita do të jetë më e fortë, dhe së bashku me qytetarët do fitojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    “Ne aktualisht po presim shumë lajme të mira nga Partia Republikane në SHBA për heqjen e non-gratës së kreut të PD.

    Opozita do të jetë më e fortë, dhe së bashku me qytetarët do fitojmë bindshëm në zgjedhjet parlamentare në 11 maj” përfundoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit