23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këngëtari i famshëm heq dorë nga muzika, për t’iu përkushtuar fesë

    Daddy Yankee do të heqë dorë nga karriera e tij artistike dhe do t’i përkushtohet totalisht fesë së krishterë. Krijuesi i hitit “Gasolina” ka vendosur që të ketë një “fillim të ri” në jetën e tij dhe të ndjekë besimin.

    Ai përmbylli turneun e tij “La Meta” në Puerto Rico dhe u shpreh: “Sot, e di se nuk kam turp t’i them botës se Jezusi jeton brenda meje dhe unë do të jetoj për të. Për shumë vite jam përpjekur të mbush një boshllëk në jetën time, të cilën asnjë s’mund ta mbushte.

    U mundova të gjeja një qëllim, në shumë raste dukej sikur isha i lumtur, por diçka më mungonte për t’u ndjerë i kompletuar”, u shpreh ai, duke shtuar se e ka pasur të vështirë të gjejë lumturinë, pavarësisht se ka fituar shumë çmime.

    “Një kapitull ka përfunduar dhe një tjetër do të nisë”, tha këngëtari, i cili theksoi se tanimë do të përdorë emrin e tij të vërtetë Ramón Ayala.

    Këngëtari rrallëherë ka folur për fenë. Ai njihet për hitet e tij të njohura ndërkombëtarisht, si “Gasolina” dhe “Despacito”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit