spot_img
spot_img

“Kjo e jona është dashuri-urrejtje”, Klevio flet pas daljes nga burgu, nuk kursehet sërish ndaj Noizyt: Ore bello…

spot_img

Pas tërheqjes së padisë nga ana e Noizy-t, Gjykata e Durrësit sot (20 prill) caktoi arrest shtëpie për Kleviol Ahmetajn.

Ky i fundit me të lënë qelinë i është kthyer zakonit të tij, duke u futur “live” në TikTok. Në këtë dalje të tij pas arrestimit ai ka folur në lidhje me situatën ku nuk i ka kursyer edhe “shakatë” në lidhje me reperin.

“E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë.

Ai më ka thënë jo se po të kapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je. Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri.

Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri (Stresi)”, thotë ai.

Lajmet e fundit