Krist Aliaj prej vitesh jeton në Belgjikë me familjen e tij, por së fundmi është kthyer për të gjetur dashurinë e jetës në “Love Story”.
Së fundmi gjatë një interviste në “Station” ai tregoi se çfarë pëlqen dhe nuk pëlqen te femrat shqiptare.
Ai u shpreh se ato sakrifikojnë në një marrëdhënie dhe kjo është gjë e mirë, por shtoi se kjo ka një aspekt negativ sepse sakrificën e bëjnë për gjëra të gabuara.
“Në Shqipëri femrat jetojnë dy jetë paralele dhe kjo është shumë e frikshme.
Femra shqiptare bën sakrificë për ty nëse të kanë qejf, sado i gabuar të jetë.
Sakrifikon kohën, mendimet, familjen për ty. Femrat andej janë më të përmbajtura. Kjo më pëlqen.
Por kanë një aspekt negativ kjo se sakrifikohet për gjëra të gabuara, për gjëra shumë ‘cheap’, për këtë më vjen keq.
Në Shqipëri po flas me një femër dhe nuk e di me të vërtet se çfarë lloj femre kam, çfarë kërkese ka se mua më prezantohet si qenie komplet ndryshe, ndërsa realisht është ndryshe.
Kjo më frikëson te femrat shqiptare në përgjithësi, dy jetët paralele që jetojnë, është shumë e frikshme.
Nuk e kuptoj si ato vetë e bëjnë atë lloj jete dhe unë që duhet ta dëgjoj, është tmerr. Por ato vetë si jetojnë me të tilla mendime, është e çuditshme”, u shpreh ai.