Prej kohësh, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, ka qenë në qendër të thashethemeve për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka edhe një djalë.
Dyshimet u përforcuan kur ajo vendosi të linte Londrën, ku kishte ndërtuar jetën prej vitesh, për t’u shpërngulur në një apartament të ri në Tiranë, vetëm me të birin.
Ndonëse nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për divorc, Françeska ka pranuar publikisht se tashmë në jetën e saj është vetëm djali.
Së fundmi, e pyetur nga ndjekësit në një bashkëbisedim (Q&A) në Instagram se përse zgjodhi të kthehej në Shqipëri, ajo postoi një foto me pamje nga bregdeti duke u përgjigjur shkurt: “Sepse çdo e premte duket kështu”.
Kjo përgjigje duket se nuk është pritur mirë nga gazetari Elton Tozaj. I ftuar në emisionin “T7”, Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë e të drejtpërdrejtë, duke i bërë thirrje ish-banores të jetë transparente me publikun pasi, sipas tij, e vërteta është ndryshe:
“Do më vinte shumë mirë që Françeska të deklaronte pse është divorcuar, e gjithë Shqipëria e di se me kë është e lidhur Françeska Murati tashmë. Mjafton ta thotë, nuk ka asnjë gjë të keqe, jetojmë në një botë të lirë. Nuk kemi pse të bëjmë këto filmat, ‘jo kam ardhur për diellin, për gurin e për rërën’, thuaj kam ardhur për dashnorin dhe është gjëja më e thjeshtë”.



