5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ku është burrëria kur ti vret një nënë”, qytetari fierak proteston i vetëm pas vrasjes së tre grave në Tiranë

    Vrasja e trefishtë e grave ditën e djeshme në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik ka sjellë reagimin dhe indinjatën e shumë njerëzve, por 46-vjeçari Edmond Hoxha në Fier, ka dalë i vetëm të protestojë.

    I vetëm dhe me një pankartë në dorë , babai i një djali 20 vjeçar ka dalë në qendër të Fierit në forme proteste për këtë krim makabër.

    “Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër, nënë?”,  shkruhet në pankartë ndërsa me lot në sy Edmondi tregon se vrasjet e grave janë jo vetëm dështim i shoqërisë, por dhe i një sërë mekanizmave që nuk kanë funksionuar në shtet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit