spot_img
spot_img

Luani i PD-së

spot_img

Deputeti i Foltores, Saimir Korreshi ka vendosur të marrë pjesë në një spektakël kërcimi.

Ligjvënësi demokrat u shfaq i transformuar si “mbretin e xhunglës”, në skenë, ndërsa në fytyrë i ishte vizatuar luani.

“Unë mezi shita leprin, kalova tek luani. Kështu që të bëj shenjën e luanit, po e ngatërroj me maçok ndaj më mirë po e lë”, u shpreh Korreshi.

Në fakt, Foltorja sot ka nevojë për një luan, se Doktori nuk është më ai i pari.

Ndërkohë deputetin opozitar nuk e shpëtuan dot as votat e publikut dhe as hudhra në xhep “për syrin e keq”, pas pikëve të ulëta që i dha juria për performancën e tij në natën e filmit në “Dancing With The Stars”, duke sjellë eleminimin e tij.

“Pardje më përzunë nga Parlamenti sonte nga “Dancing With The Stars”, tha ai.

Lajmet e fundit