spot_img
spot_img

“Më ka prishur shumë punë”, Kejvina Kthella takohet me Olta Gixharin

spot_img

Dy ish-banoret më të komentuara gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP” Olta Gixhari dhe Kejvina Kthella janë takuar së fundmi me njëra-tjetrën.

Modelja ka publikuar një video ku shfaqet pranë aktores e cila shprehej se kur ka dalë Kejvina ajo është bërë shumë keq.

Madje sipas saj nëse modelja nuk do të ishte larguar nga shtëpia, loja e tyre do të kishte qenë shumë ndryshe dhe shumë e fortë.

Ndërsa Kejvina i tha me të qeshur se mund ta provojnë sërish në “Big Brother VIP 3”.

Biseda:

Kejvina: Përshëndetje, ja pra këtu me të madhen Olta Gixhari. Si më the atëherë ‘sot jemi, nesër nuk jemi’

Olta: E di si jam bërë unë kur ka dalë Kejvina? Tym. E këtë po i thoja, sikur të ishe ti te shtëpia, loja ime do kishte ndryshuar totalisht. Do kishim bërë një super spektakël të dyja. Më ka prishur shumë punë dalja e saj.

Kejvina: Do e provojmë te BB VIP 3!

Kujtojmë se arsyeja e largimit të Kejvinës nga gara ishte pasi përdori dhunë fizike ndaj Luizit. Ky veprim  i ashpër i modeles erdhi pas komenteve ofenduese nga ana e Luizit.

Gjatë reklamës, Kejvina u ngrit nga kolltuku dhe goditi dy herë me shuplakë në fytyrë Luizin, për komentin që ky i fundit bëri. Nga ky gjest, asnjëri prej banorëve, përveç Bjordit nuk reagoi, madje gjatë javës, thuajse të gjithë i dhanë të drejtë Kejvinës për veprimin e kryer.

Mirëpo si pasojë e këtij veprimi, Big Brother vendosi të përjashtonte nga shtëpia Kejvina Kthjellën.

Lajmet e fundit