“Mirëmbrëma yje” është emisioni që do të rikthejë moderatoren Arbana Osmani. Pas një shkëputjeje të gjatë televizive, moderatorja ka publikuar datën dhe detaje nga emisioni i saj më i ri, i cili ndryshe nga çdo herë tjetër do të jetë krejtësisht individual dhe larg logos së “Top Channel”.
Emisioni do të nisë transmetimin të enjten, 14 nëntor, ora 20:00, në kanalin zyrtar të moderatores në Youtube.
Pjesë e emisionit do të jenë figura të shumta publike në fushën e artit, televizionit dhe jo vetëm.
Siç dallohet në videon e publikuar nga vetë moderatorja në rrjetet e saj sociale, disa nga të ftuarit do të jenë: Olta Gixhari, Arian Çani, Xhensila Myrtezaj, Alketa Vejsiu, Ledri Vula, Alban Skënderaj, Ylli Limani, Eno Popi, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Adriana Matoshi, Fadil Berisha, Emina Cunmulaj e të tjerë.
Emisioni duket se do të nxjerrë në pah një anë ndryshe të të ftuarve, të cilët duken se kanë “hapur zemrën” ndaj Arbanës.
Lotët e Xhensilës apo ana emocionale e Ledrit, të shfaqura në teaser-in e emisionit, kanë kuriozuar publikun që pret të shohë atë që moderatorja ka përgatitur.