14 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Murseli, një shqiptar i kësaj epoke!

    Nga Brizida Gjikondi

    Çka çmon njeriu përçmon Zoti thuhet, siç edhe thuhet në shkrimet e shenjta se nuk mund të kesh dy pronarë, një do kesh, o paranë ose shpirtin.

    Shqiptarët e kësaj epoke, janë në buzë greminës për t’u bërë si Sodoma dhe Gomorra, në çdo qelizë të shoqërisë dhe shtetit promovohet korrupsioni i vlerave sidomos atyre morale. Promovimi që ju bëhet dhe pandëshkushmëria kanë qenë plehu që i kanë ushqyer.

    Ti nuk vlen për vyrtytet por për veset. Ti vlen sa pasuri materiale ke, jo shpirtërore dhe morale. Të dyja përjashtojnë njëra-tjetrën. Shumica e shqiptarëve të kësaj epoke janë vasalë të falsitetit, vanitetit dhe veseve. Hipokritë meshkujt konkubina të kamufluara femrat. Qëllim është pasurimi kriminal me cdo kusht, duke u kthyer në trend dhe qëllim jete.

    Murseli është një shqiptar tipik i kësaj epoke që hapin e pati më të nxituar dhe të paduruar, çka është logjike kur i hyn asaj rruge, mëkatet janë progresive po iu hape vend në qënien tënde.

    Shqiptarët kanë kulla po brenda dhe jashtë si ata që i ndërtojnë dhe ata që arrijnë t’i blejnë 90% të rasteve janë Mursela që idhull kanë pasurimin material me çdo cmim drejtuar nga filozofia, shkel e kalo.

    Ndërtohen shkolla po brenda tyre po rriten qënie shpirterisht të sëmura, me idhuj të rremë, me idhuj të kalbëzuar nga krimet, korrupsioni dhe allishverishet. Ndërsa femrat me idhuj prej plastike, që durojnë çdo poshtërim bisturi dhe përdhosje në emër të parasë dhe fasadave hipokrite.

    Përherë krimet që ndodhin ndër ne, ne i gjykojmë emocionalisht, me histeri dhe përtesë, duke izoluar kriinelin, duke e pështyrë dhe treguar me gisht, pasi ne përtojmë të mendojmë gjatë, pasi mendimi do na çojë drejt vetes.

    Murseli është thjesht një ndër ne, i paduruar për t’u pasuruar me çdo cmim dhe mjet, për t’u bërë pjesë “dinjitoze” e shoqërise elitare hipokrite dhe të sëmurë shqiptare, pasi pronari i tij si i shumë të tjerëve nuk është shpirti.

    Sa familje janë shkoqur edhe pa u vrarë vetëm për një rrip tokë ose për një grusht lekë.

    Paraja nxjerr zhveshur çdo mardhënie.

    Paraja, kjo pronare e shqiptarëve të kësaj epoke të kalbëzuar vlerash.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit