Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit i Berishës, Alfred Lela ka sulmuar prokuroren Enkeleda Millonai, duke përdorur faqen e parë të numrit të sotëm të gazetës Dita.
Lela ka postuar në profilin e tij në FB faqen e parë të Ditës dhe e krahason atë me Zërin e Popullit të vitit 1946.
“Si do lexonte titulli i DITA ne Zeri i POPULLIT, 25 tetor 1946: Prokurorja që tmerron të deklasuarit! E shkolluar në Bashkimin Sovjetik, Enkelejda Millonai vjen nga një familje e lidhur me partinë dhe pushtetin, me origjine fshatare të mesme, që ka ndihmuar Lëvizjen.
Si i burgosi armiqtë e pushtetit, dhe deklasoi edhe një herë të deklasuarit, duke u shtënë frikën në palcë të gjithë atyre që, në vend që t’i fshehin në bankat imperialiste, i deklarojnë të ardhurat nga pronat -duke u bërë karshillëk dhe prishur modelin këtyre tanëve-, që ua kanë rrëmbyer me forcë partizanëve, që dhanë gjakun për lirinë” – shkruan Lela.
Me sa duket Saliu i ka ndarë detyrat edhe për “gazetarët” e stafit: Çimi ka marrë në patronazh prokurorin Kraja. Fredit i ka rënë në pjesë, prokurorja Millonai



