spot_img
spot_img

Një gazetar që paguhet nga Ambasada e SHBA, por që mbron publikisht korrupsionin e familjes Berisha

spot_img

Gazetari Lutfi Dervishi, ka sulmuar SPAK pse pa marrë të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, të akuzuar për aferën me pronat e klubit Partizani.

Sipas tij, afera e madhe korruptive është se pronarët kanë marrë pronën pas 12 vitesh sorollatje.

“Një aferë e madhe korruptive, finalja e së cilës është dramatike: pronarët pas 12 vjet sorollatje marrin pronën e tyre…”, shkruan ai.

Më herët, Dervishi theksonte: “Tani o pronari o rrëmbyesi. Nuk mund të kenë të drejtë të dy palët…”

Është interesant fakti se Lutfi Dervishi paguhet nga Ambasada e SHBA, e cila është financuesja e reformës në drejtësi, ndërkohë që nga ana tjetër sulmon SPAK, pse ka marrë të pandehur Berishën.

Ndoshta i është borxhli nga koha kur ishte në pushtet, për postin që i dha në RTSH.

Lajmet e fundit