spot_img
spot_img

Një tjetër rival për Erion Veliajn, për Bashkinë e Tiranës

spot_img

Arlind Qorri është kandidati i tretë në garë për bashkinë më të madhe dhe të rëndësishme në vend, atë të Tiranës.

Lëvizja Bashkë, e cila është shndërruar në një forcë politike, ka njoftuar shpalljen e kandidaturës.

Qorri do të garojë përballë Erion Veliajt nga Partia Socialiste dhe Belind Këlliçit nga PD-ja e Foltores, në 14 maj.

Më herët edhe ish-deputetja Lajla Pernaska ka shprehur publikisht ambicien për të garuar në kryeqytet.

Lajmet e fundit