spot_img
spot_img

“Ore unë të kam marrë në punë, më je lutur” – Me mik në komunizëm, me mik dhe tani

spot_img

Agim Nesho, në një debat televiziv, është shprehur se deputetin e PS-së Arben Pëllumbi e ka marrë para disa kohësh në punë dhe sipas tij ky i fundit i është lutur.

Pëllumbi iu kundërpërgjigj duke i thënë se e mori se e kishte mik.

Agim Nesho: Si s’ju vjen turp

Pëllumbi: Nuk ka për turp.

Nesho: Drejtësinë e ka nën kontroll. Më është lutur kur e kam marrë në punë  në Akademinë e Shkencave

Pëllumbi: Më pas  e përmbysa sistemin tënd dhe nuk mbeta nën hijen tënde.

Nesho: Ty të mora njëherë në punë.

Pëllumbi: Më more se më kishe mik. S’më more për zotësi.

Agim Nesho: Mik ty?! Jo mo nuk të njifja fare

Arben Pëllumbi: Po se s’më more për zotësi, më more për miqësi

Arian Çani: Ku e ke marrë në punë, ku e ke marrë në punë?

Arben Pëllumbi: Ja se ta them unë. Ta them unë o burrë. Në dhjetor të vitit ’90 unë konkurrova te Instituti i Informacionit që drejtonte zoti Nesho, si inxhinier, dhe punova dy muaj e gjysmë aty. U bë një konkurs. Në atë konkurs dola unë fitues se e njifja Gimin, e kisha mik dhe ky shkeli ligjin dhe më mori mua në punë.

Lajmet e fundit