Pamela Anderson ishte një nga modelet më ikonike të “Playboy” të viteve ’90.
Por vitet e fundit, ylli i Baywatch, 57 vjeç, ka lënë pas rolin e saj si një nga seks-simbolet më të mëdha të viteve ‘90 dhe ka zbuluar detaje mbi rutinën e saj.
Ndërsa është afër të 60-ave, ajo vazhdon të mahnitë fansat e saj me paraqitjet në tapetin e kuq. Ajo ka zbuluar për The Times sekretet për të ruajtur bukurinë e saj natyrale.
Pamela shkruan objektivat e saj për ditën në ditari përpara se të largohet nga shtëpia para lindjes së diellit për t’u lidhur me natyrën.
Ajo tha se ecën tre deri në gjashtë km në ditë, lexon dhe shikon filma të vjetër në kohën e lirë.
Në momentet që nuk lexon, ajo shprehet se e zë kohën përmes gatimit në kuzhinën e shtëpisë së saj idilike në ishullin Vankuver, të cilën e konsideron si vendin ku rigjeneron energjitë.
Është gjithashtu vendi ku ajo punoi për librin e saj të gatimit vegan, i cili fokusohet në pasionin e saj për proceset e ngadalta të gatimit, duke përfshirë turshinë dhe fermentimin.
Ndër të tjera, ajo foli edhe lidhur me imazhin që krijoi, duke thënë se në një pikë marrëdhënia me të bukurën u bë e pashëndetshme.
“Une nuk dua të jem me seks simbol,” ka thenë Anderson. “Kam kaluar shumë vite duke u paraqitur si një objekt dëshirash për të tjerët. Tani dua të jem dikush që është i respektuar për arritjet e tij, për pasionin dhe për atë që kam arritur si individ, dhe jo për trupin tim.”
Pamela e quan imazhin e saj në Playboy si një ‘personazh vizatimor’ dhe jo si veten e saj të vërtetë.
Ikona, e cila kohët e fundit ndau historinë emocionuese pas librit të saj të gatimit të ardhshëm – foli gjithashtu për largimin nga Hollivudi dhe largimin nga “statusi” i saj i seks simbolit në revistën Better Homes and Gardens.
Ajo ka adoptuar më shumë një stil jetese pa grim vitet e fundit, duke pranuar se kalimi në pamjen e saj natyrale ishte një vendim i vetëdijshëm.
“Ky ishte fillimi që unë e lashë pas imazhin që kisha pasur gjithmonë për veten. Cili është ky personazh vizatimor që kam krijuar? OK, ishte argëtuese. Por unë nuk jam më ai person,” tha ajo.
Ylli i Baywatch ishte gjithashtu e prirur të sfidonte idenë e bukurisë duke e konsideruar si një maskë.
“Thjesht nisa të mendoja se ishte kaq idiotesi të isha në Javën e Modës në Paris e grimuar, ndaj i thashë vetes: Nuk do të ulem në një karrige grimi për tre orë,” tha ajo.
Pamela, në përfundim, theksoi se ishte e lumtur që është larguar nga imazhi që njerëzit kishin krijuar për të.