18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas Samantës dhe Kejsit, një tjetër këngëtar tërhiqet nga gara e ‘Festivalit të Këngës’

    Samanta Karavella dhe Kejsi Tola nuk janë të vetmet që janë tërhequr nga gara e edicionit të këtij viti në “Festivalin e Këngës”. Gjatë spektaklit të “Dancing with the stars”, Sardi Strugaj njoftoi se edhe ai nuk do të konkurrojë këtë vit.

    “Është hera e parë që e them. Unë jam tërhequr nga ‘Festivali i Këngës’ për çështje personale në lidhje me festivalin. Por do ta sqaroj në vazhdim,” u shpreh ai.

    Samanta u terhoq nga gara sepse po i merrte më shumë kohë, ndërsa Kejsi Tola nuk ka folur publikisht për vendimin. Arian Demolli, menaxheri i Samantës, u shpreh se tërheqja në të njëjtën kohë e këngëtareve ishte rastësi.

    Vendimi i tyre për të hequr dorë nga gara solli një teori që qarkulloi në rrjet dhe lidhej me mendimin se Elsa Lila është shpallur paraprakisht si fituese.

    Festivali i Këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Votimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar: Publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 dhe juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit