Një shtetas shqiptar raportohet të ketë humbur jetën mbrëmjen e 10 nëntorit në bordin e një avioni që ishte nisur nga Tirana dhe që kishte destinacion aeroportin e Manchesterit në Britaninë e Madhe.
Pasagjeri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është ndjerë keq gjatë fluturimit dhe pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai nuk mundi të mbijetonte.
Për këtë arsye edhe piloti u detyrua ta ulte avionin në aeroportin e Stansted në Londër, për t’i ardhur në ndihmë pasagjerit, por edhe mjekët që e prisnin në pistë nuk mundën të bënin do gjë për të.
Një pasagjer në bord rrëfeu për mediat se burri filloi të kishte konvulsione përpara se të zhvendosej në korridor dhe të fillonte trajtimi mjekësor me CPR.