4.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    PD në dorë të Mul Nokës dhe Ed Palokës

    Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit e saj në qarqe.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, janë zbuluar edhe emrat e drejtuesve sipas qarqeve.

    Ndërsa në mungesë të Sali Berishës, sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kryetari i Keshillit Kombetar te PD, Edi Paloka do të drejtojnë fushatën në të gjithë Shqipërinë.

    Për qarkun Tiranë, drejtues politik do të jetë Belind Këlliçi, për Durrësin Oerd Bylykbashi, në Lezhë Agron Gjekmarkaj, në Shkodër Luçiano Boçi dhe në Kukës, Flamur Hoxha.

    Nga ana tjetër në Fier drejtues politik do të jetë Gazment Bardhi, në Elbasan, Ervin Salianji, në Korçë Ivi Kaso, ndërsa në Vlorë, Bujar Leskaj.

    Lista e drejtuesve politikë për çdo qark:

    1. Tirana – Belind Këlliçi

    2. Durrës – Oerd Bylykbashi

    3. Shkodër – Luçiano Boçi

    4. Lezhë – Agron Gjekmarkaj

    5. Fier – Gazment Bardhi

    6. Elbasan – Ervin Salianji

    7. Korçë – Ivi Kaso

    8. Kukës – Flamur Hoxha

    9. Gjirokastër – Tritan Shehu

    10. Vlorë – Bujar Leksaj

    11. Berat – Eno Bozdo

    12. Dibër – Xhelal Mziu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit