Sali Berisha njoftoi dje hapjen e “Podcast”-it të tij “Përtej Politikës”, ku do të zhvillojë biseda me personazhe të njohur nga fusha të ndryshme.
Ai ka publikuar episodin e parë me rrëfimin e jetës së tij nga lindja në fshatin Viçidol në Tropojë dhe shkollimi e rrugëtimi më pas. Ai ka përshkruar fshatin, kullën në të cilën është lindur e rritur, si dhe episode nga fëmijëria.
“Unë kam lindur në fshtin Viçidol në kodrën e priftit, pas konvertimit ajo ndryshoi edhe emrin. Fshati është një luginë e bukur dhe dominohet nga kjo kodër mbi të cilën nuk ka shtëpi të tjera. Kam lindur më 15 tetor të vitit 1944. Hapat e para dhe fjalët e para unë i kam shqiptuar në një kullë.
Askënd nuk kisha më të adhuruar se xhaxhain tim, i cili menaxhonte familjen, pronat, aktivitetet me një aftësi të admirueshme dhe ishte padiskutim për të gjithë familjen, njëriu më i dashur dhe i respektuar. Ishte një kalorës shumë i veçantë.
Ai vishej bukur me kostume malësori dhe në çdo pesë javë ata bënin qitje. Në qitje mendoj se nga mosha 5 vjeçare na kanë marrë dhe ne fëmijëve, kryesisht djemve, por dhe vajzat që donin.
Për djemtë ishte e detyruar, do shkojnë të provojnë qitje. Qitja, të jepej një fishek për fëmijët dhe në rast se afrohej, kishe të drejtë ose përfitoje dhe nje fishek të dytë, më shumë se kaq jo.
Pra kulla, qitja i jepnin një lloj karakteri të veçantë, një lloj dimensioni, si të themi lehtësisht luftarak apo ushtarak fëmijës që në fillim”, tha ai.
Por nuk shpjegoi pse ai ka aq tmerr të kthehet në Vuçidol dhe çfarë i ka ndodhur!