9.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse Luizi është i bindur se të shtunën do të përjashtohet nga “BBV”?

    Luiz Ejlli së fundmi është i bindur se të shtunën mund të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

    Këngëtari mendon se do të ketë edhe për të një zarf të zi për shkak të debatit që pati me Eva Alikajn dy ditë më parë. Për shkak se mund të ikë, në një bisedë me Tanin, Luizi u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë.

    Pjesë nga biseda:

    Luizi: Më ka kapur një siklet

    Tani: Për ça?

    Luizi: Se mund të iki të shtunën

    Tani: Kush?

    Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën

    Tani: Seriozisht e ke?

    Luizi: Për Zotin po

    Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.

    Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën para.

    Tani: Nuk ka shanse

    Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër.

    Eva u përjashtua pas Ermiona Lekbellos më datë 1 mars, pasi ofendoi Krist Aliajn dhe iu kthye Luizit duke i thënë “ta çaj kafkën”.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit