11.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin, Ilir Meta?

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në Euronews Albania se arrestimi i tij në prag të zgjedhjeve është politik dhe pa asnjë akuzë zyrtare.

    I pyetur lidhur me qëndrimin e prerë ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilën ka refuzuar ta takojë në burg, Meta u përgjigj:

    “Qëndrimet e mia për çështje parimore janë të prera dhe pakompromis. Lidhur me përgjegjësitë ligjore ato janë individuale dhe jo kolektive apo të transferueshme.

    Qëndrimet e saj mediatike dhe ligjore janë pjesë e konceptit të mbrojtjes së saj për mbrojtjen dhe nuk më shërbejnë aspak mua. Ajo që më shërben dhe më duhet mua është e vërteta dhe ajo është me mua” – tha Meta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit