21.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse u nda Keisi dhe Lorenci jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Dyshja gati të rindezë ndjenjën mes njëri-tjetrit

    Në spektaklin e të shtunës, Lorenc Hasrama konfirmoi lidhjen që kishte pasur jashtë shtëpisë me banoren tjetër, Kejsi Medinin. Por, të dy banorët u deklaruan që tashmë gjërat mes tyre në aspektin dashuror ishin mbyllur 100 për qind.

    Luizi e pyeti Keisin nëse ka akoma diçka mes saj dhe Lorencit dhe kjo e fundit u përgjigj se jo. Sipas saj, nëse do e kishte ende të hapur marrëdhënien me Lorencin, nuk do krijonte diçka me Kristin brenda shtëpisë.

    Ajo madje i tha Luizit se Lorenci nuk e ka bërë deklaratën për vëmendje, por thjesht për të mos u dukur në sy të publikut, sikur ai po jepte informacione nga jashtë. Keisi shtoi se ka shumë besim te Lorenci, pavarësisht se deklarata e tij mori ato përmasa.

    Pas spektaklit të së shtunës, Kejsi ka shpërthyer në lot dhe ka qenë Luizi ai që i ka qendruar pranë duke i thënë se e ka si motrën e tij e do ta mbrojë, gjithashtu e ka pyetur pse nuk i ka treguar pasi ai mund ta ndihmonte.

    Kejsi ka mohuar lidhjen me Lorencin duke thënë se nuk ka qenë e lidhur me të, dhe se nuk e ka pritur që ai të tregojë. Pas kësaj, ajo pati një sqarim dhe me Lorencin.

    ”Për Zotin nuk kam ditur si ta them, nuk dua të justifikohem, por jam shprehur vetëm nga ajo pjesa e ngacmimeve që kemi patur.

    Nuk doja që të penalizoheshe ti apo unë, të thonin që po të jap informacione”, u shpreh këngëtari.nga ana tjetër, Keisi u shpreh se në disa raste e kishte paralajmëruar të kishte kujdes në ato çfarë bënte.

    “Nuk ka patur asnjë lloj mesazhi. Po sa herë jam munduar të të them kujdes! Duke qenë se ne kemi konfidenca, njerëzit nuk e kuptojnë. Disa gjëra mendohen para se të fliten. Pse të kam kthyer përgjigje “po Lori po”, që të mos flasësh më pra, nuk ke pse”.

    Megjithatë, dyshja kanë diskutuar prapë për deklaratën që kanë dhënë në prime. Keisi i tha Lorencit se nëse ata të dy do qëndrojnë për disa kohë në shtëpi, atëherë ai ka mundësi të rregullojë gabimin e tij.

    Lorenci tha se ai nuk ka vrarë njeri që të quhet si gabim dhe as gënjeu ndokënd. Ai shtoi se tha diçka të vërtetë, ndërsa shtoi se kishte të drejtë të ishte edhe xheloz.

    E pyetur nga Keisi nëse është ndjerë xheloz për të dhe Kristin, Lorenci tha se në fillim përpara se të futej në shtëpi po, por tani që hyri nuk ndihet i tillë. Ai shtoi se kur hyri, Keisi dhe Kristi e kishin “prishur” marrëdhënien e tyre, prandaj nuk ishte më xheloz.

    E pyetur nga Olta nëse ajo mund të krijoi sërish diçka me Lorencin brenda në shtëpi, Keisi nuk tha as po, por as jo. Ajo tha se nuk e di se çfarë mund të ndodhë, duke lënë të kuptohet që edhe mund të krijohet diçka. E duket se ndarja e tyre ka mbetur e pasqaruar jashtë. Dy të rinjtë pak kohë më parë u përfolën për një raport, megjithatë asnjëherë nuk u kapën mat.

    Miqtë e afërt, flisnin për një kimi të fortë mes tyre, duke gjetur menjëherë dashurinë pranë njëritjetrit. Por duket se problemet e para kanë bërë që dyshja të merrnin vendimin për t’u ndarë. Por, edhe pas shkëputjes si çit, Keisi dhe Lorenci e kanë ruajtur miqësinë. E tashmë që të dy janë në Big Brother, ndjenja mes tyre, duket sikur mund të rindizet. Asnjëri nuk e ka përjashtuar si mundësi, dhe përditë e më shpesh ata po shihen më pranë njëri-tjetrit.

    Madje në rrjet, familjarët e Kristit e kanë akuzuar dyshen se ia kishin punuar pas krahëve Kristit. Roberti Aliaj i cili menaxhon instagramin e të birit e ka cilësuar të turpshme këtë situatë duke theksuar se Keisi dhe banorët e tjerë duhet t’i kërkonin falje Kristit.

    “A ishte përgjegjësia morale e banorëve të më kërkonin ndjesë për akuzat e rënda që më kishin adresuar, dhe luftën që më shpallën me pretekstin që unë kisha bërë lojë me atë marrëdhënie kur u konfrontuan me të vërtetën???? Po ju? A keni një përgjigje për këtë situatë të turpshme, ku ajo vajza as nuk tentoi të kërkojë ndjesë për mashtrimin që bëri????”, thuhet në postimin e bërë në instagramin e Kristit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit